Kryeministrja e ardhshme e Serbisë, Ana Brnabiq, e ka propozuar një politikan pro-rus për ministër të mbrojtjes, duke i dëmtuar shpresat në perëndim se nominimi i saj sinjalizonte largim nga ndikimi i Moskës, raporton agjencia AP nga Beogradi.
Televizioni shtetëror i Serbisë ka raportuar se kryeministrja e nominuar, Ana Brnabiq, sot e ka propozuar listën e ministrave të kabinetit të saj për miratim në parlament.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë listë përfshihet edhe Aleksandar Vulin, ish-ministër i punës, i cili do ta udhëheq Ministrinë e mbrojtjes së Serbisë.
Në listën e saj përfshihen edhe disa zyrtarë, që hapur janë pro-Kremlinit dhe kundër Perëndimit, raporton AP.
Kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ish-kryeministër, në fillim të këtij muaji e nominoi për kryeministre, Ana Brnabiq, e cila ishte shkolluar në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, kjo lëvizje u pa si përpjekje për zbutjen e shqetësimeve perëndimore se Serbia po i afrohej shumë Rusisë.
Ana Brnabiq, që do të jetë femra e parë kryeministre e Serbisë, pritet ta fillojë punën këtë javë.
Ajo është deklaruar hapur se është lezbike.