Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Brnabiç, kryeministrja e parë në marshin e LGBT

Për herë të parë në Serbi, një kryeministër serb do të marrë pjesë në paradën vjetore të homoseksualëve, e cila në të kaluarën është përcjellur me dhunë.

Një deklaratë e qeverisë serbe, thotë se Ministri i Punës, Zoran Djordjevic dhe Ministri i Administratës Shtetërore, Branko Ruzic, do t’i bashkohen kryeministres, Ana Brnabiç në paradë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Marshit do t’i bashkohet edhe kryetari i Beogradit, Sinisa Mali.

41 vjeçarja, Brnabiç ishte bërë subjekt i lajmeve ndërkombëtare në qershor, kur ajo ishte përzgjedhur si kryeministre e vendit, për të zëvendësuar, Aleksandër Vuçiq, pasi ai ishte përzgjedhur president.

Brnabiç, javën e kaluar i kishte quajtur ‘të pakuptimta” akuzat, se ajo ishte zgjedhur vetëm për shkak të orientimit të saj seksual, dhe sa për ta përmirësuar imazhin e Serbisë tek Bashkimi Evropian.