Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka propozuar Ana Brnabiq për kryeministre, që për herë të parë në historinë e këtij vendi të jetë një grua me orientim jo tradicional seksual, shkruajnë sot mediat ruse.
Gazeta qeveritare, Rosijska shkruan se kjo kandidaturë në këtë shtet konservator dhe gjithë rajonin e Ballkanit ka shkaktuar reaksione të paqarta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përveç kësaj, ky propozim sipas vlerësimeve të opozitës tregon se presidenti po i tradhton interesat nacionale në dobi të padronëve perëndimorë”, shkruan gazeta. Ren TV thekson se “vëzhguesit politikë vlerësojnë se ky emërim do të afrojë Beogradin me pjesën tjetër të Evropës dhe do ta largojë Serbinë nga Moska”.
“Brnabiq ka reputacion të politikanes pro-perëndimor dhe ajo nuk është anëtare e partisë në pushtet”, shkruan RIA Novosti.