Një “eksperte e pavarur”, lesbike dhe besnike e presidentit Vuçiq në krye të qeverisë në Serbi. Ana Brnabiq, ish-ministrja për Administratën Publike dhe Komunat, do të jetë kryeministja e re e Serbisë, transmeton INA.
Brnabiq ka studiuar marketing në Universitetin Northwood në Michigan dhe Universitetin Hull në Angli. Pas studimeve 41-vjeçarja Brnabiq ka punuar në disa projekte të BE-së dhe të Agjencisë Amerikane USAID në Serbi. Pas kësaj, ajo ishte drejtore e kompanisë amerikane Continental Wind Serbia (CWS), që merret me zhvillimin e parqeve me mullinj ere për përfitimin e energjisë elektrike. Përveç gjuhës angleze, ajo flet rrjedhshëm dhe rusisht.
Brnabiq nuk i përket asnjë partie politike dhe është “eksperte e pavarur”, gjë që konsiderohet si cilësi më vete në radhët e serbëve që janë të ngopur dhe të pakënaqur me politikanët dhe politikën.
Shumë vëzhgues mendojnë se ajo është e re dhe “cool” por se nuk ka shumë ndryshime nga pasuesit e tjerë të Vuçiqit. Ajo vetë e lëvdon pa ndërprerje Vuçiqit si reformator dhe konsiderohet si besnike e tij.
-
Çitaku: Kosova po izolohet e Serbia po thellon partneritetin strategjik me SHBA-në
-
Kosova kërkon izolimin ndërkombëtar të Serbisë
-
Kos e habitur që Paunoviqi vazhdon të jetë ministre
-
Ministrja serbe i kërkon falje Vuçiqit pas deklaratës për “spastrimin etnik të Kosovës”
-
Kosova shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste