Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Anija ruse me naftë niset drejt Kubës mes bllokadës ekonomike nga SHBA-ja

Anija ruse

Qindra mijëra fuçi nafte ruse janë drejtuar për në Kubë, sipas të dhënave të ndjekjes detare, teksa ishulli komunist po përballet me ndërprerje të energjisë, si pasojë e një bllokadë ekonomike nga SHBA-ja, dhe teksa presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënon ta marrë nën kontroll atë.

Tankeri rus i sanksionuar “Anatoly Kolodkin” raportohet të ketë ngarkuar 730,000 fuçi naftë bruto në portin rus Primorsk më 8 mars, dhe të mërkurën në mesdite ndodhej në Atlantikun lindor, në drejtim të Kubës, sipas kompanisë së analizës detare Kpler.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dhënat e saj tregojnë se anija me flamur rus, në pronësi të kompanisë shtetërore ruse të transportit detar Sovcomflot, është planifikuar të shkarkohet në terminalin e naftës Matanzas në veri të ishullit, rreth datës 23 mars.

Trumpi ka deklaruar të hënën se pret të ketë “nderin për të marrë Kubën”, duke pretenduar se mund të bëjë çfarë të dojë, në mes të negociatave të SHBA-së me Havanën për të ardhmen e vendit.

SHBA-ja po shton presionin ndaj Kubës, armikut të saj të kahershëm, që nga rrëzimi i presidentit venezuelian, Nicolas Maduro në janar. Trumpi që atëherë ka ndërprerë dërgesat e naftës venezueliane drejt Kubës dhe ka kërcënuar të vendosë tarifa ndaj çdo vendi që i shet naftë këtij vendi, duke deklaruar se Kuba nuk do të marrë më “as naftë dhe as para” si rezultat i veprimeve të tij.

Një tjetër tanker, “Sea Horse”, me flamur të Hong Kongut, ka ngarkuar pothuajse 200,000 fuçi naftë diesel në fund të janarit pranë Qipros nga një tanker tjetër, sipas të dhënave të Kpler.

Ai ka dalë nga Mesdheu më 13 shkurt dhe që atëherë ka lundruar drejt perëndimit në Atlantik, duke ngadalësuar midis fundit të shkurtit dhe fillimit të marsit dhe duke ndjekur një kurs të paqëndrueshëm, sipas të dhënave të ndjekjes. Në mesditën e së mërkurës, tankeri ndodhej në Karaibet veriperëndimore, rreth 1,500 km nga brigjet kubane.

Tankeri rus “Anatoly Kolodkin” është i listuar si subjekt i sanksioneve ndaj Rusisë nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar.

Kuba nuk ka importuar naftë që nga 9 janari, kur Meksika dërgoi një ngarkesë disa ditë pas rrëzimit të Maduros. Mirëpo Meksika u vu nën presion nga Trumpi për të ndaluar dërgesa të tilla.