Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është zotuar se do “ta marrë” Kubën, ndërsa ishulli u zhyt në errësirë të hënën pas një ndërprerjeje totale të energjisë elektrike. Ndërprerja erdhi si pasojë e një embargoje të rëndë të naftës të vendosur nga SHBA-ja.
Pas gati shtatë dekadash sfidim, autoritetet komuniste në Havana janë nën presion të madh nga administrata e Donald Trumpit.
“E dini, gjithë jetën time kam dëgjuar për Shtetet e Bashkuara dhe Kubën. Kur do ta bëjnë Shtetet e Bashkuara këtë?” - tha Trump, transmeton "Reuters".
“Besoj se do ta kem… nderin ta marr Kubën,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Qoftë ta çliroj, ta marr – mendoj se mund të bëj çfarë të dua me të, për të thënë të vërtetën. Ata janë një komb shumë i dobësuar tani”.
Ishte një nga kërcënimet më të qarta të republikanit dhe erdhi ndërsa ishulli në Karaibe me 9.6 milionë banorë po përballet me një tjetër ndërprerje të madhe të energjisë elektrike.
-
Trump: Duket se unë do të jem ai që do të ndërhyjë në Kubë
-
Trumpi ndryshon lidhur me bllokadën e naftës kubane, lejon kalimin e anijes ruse
-
Presidenti i Kubës i përgjigjet Trumpit lidhur me deklaratën e tij për marrjen e ishullit
-
Trumpi paralajmëron ndryshim të madh në Kubë
-
Trump: Kuba do të bjerë shumë shpejt