Anija e parë e grurit nga Ukraina që nga pushtimi rus, mund të largohet nga porti këtë të premte, por "detajet thelbësore" nuk janë bërë ende të ditura, thotë shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths.
Një marrëveshje e udhëhequr nga OKB-ja u nënshkrua një javë më parë për të rifilluar eksportet pas një bllokimi që çoi në rritje të çmimeve të ushqimit, raportoi BBC të premten.
Me shpresat për një largim të afërt, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Odesa duke thënë se Ukraina ishte gati për ta nisur atë.
Fokusi të premten është në portin e Chornomorsk, ku po bëhej gati të nisej një anije e ngarkuar me grurë. Megjithatë, shefi i ndihmës i OKB-së tha se kjo mund të ndodhte në mënyrë të sigurt vetëm kur të finalizohej rruga përmes Detit të Zi.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga Rusia dhe Ukraina, korridori detar, kolona dhe inspektimi i ngarkesës po organizohen të gjitha nga një qendër e përbashkët koordinimi (JCC) në Turqi dhe përgatitjet përfundimtare thuhet se nuk janë kryer ende.
Ndonëse e rëndësishme, anija e parë me grurë që do të largohet nga brigjet e Ukrainës do të jetë më shumë një testim i ujërave sesa një zhbllokim i një rruge kryesore furnizimi.
-
Anijet e para të grurit mbërrijnë në Ukrainë duke shfrytëzuar një rrugë të re
-
Nisen nga Ukraina shtatë anije me grurë
-
Guterres: Duhet bërë më shumë për të çuar drithërat ukrainase në tregjet botërore
-
Anija me 6.000 ton grurë nga Ukraina ka mbërritur në Portin e Durrësit
-
Turqia: Tri anije të tjera gruri pritet të nisen nga portet e Ukrainës të premten