Ka mbërritur të mërkurën në Portin e Durrësit anija me 6.000 ton grurë nga Ukraina.
Anija do të ankorohet në kalatën nr. 2 të portit të Durrësit dhe gruri ka mbërritur për llogari të një kompanie mielli në Shqipëri.
Kjo është anija e parë që vjen nga Ukraina që pas fillimit të luftës atje. E ngarkuar në Izmail të Ukrainës, anija është nisur më 28 korrik, në bazë të një marrëveshje të arritur ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, për t’i lejuar kësaj të fundit eksportimin e stokut të grurit të bllokuar nëpër depo për shkak të luftës.
Izmaili është porti më i madh ukrainas në grykëderdhjen e Danubit, në Odesa. Javën e kaluar u njoftua nga autoritetet turke për një tjetër anije të nisur nga Odesa drejt Libisë më 1 gusht, po anija “Jaohar Ranim” e ka çelur e para siparin e lëvizjeve, pas sulmeve që nisën nga Rusia në shkurt të këtij viti.
Bllokimi i porteve ukrainase shkaktoi probleme në furnizimin global me drithëra.
Edhe
Anija me grurë nga Ukraina pritet të mbërrijë në Shqipëri të mërkurën
Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit, ndaj rifillimi i eksporteve të grurit nga Ukraina i ka dhënë një frymëmarrje të re nevojës globale për konsum.
Në Ukrainë ka disa milionë ton grurë të bllokuara që pritet të shpërndahen në të gjithë globin./t.ch