Anija “Jaohar Ranim” nga Ukraina po lundron drejt portit të Durrësit me një sasi prej 6,000 tonësh grurë të ardhur për llogari të një kompanie mielli në Tiranë.
Kjo është anija e parë që vjen nga Ukraina që pas fillimit të luftës atje. E ngarkuar në Izmail të Ukrainës, anija pritet të mbërrijë më 10 gusht në Durrës.
Izmaili është porti më i madh ukrainas në grykëderdhjen e Danubit, në Odesa.
Bllokimi i porteve ukrainase shkaktoi probleme në furnizimin global me drithëra.
Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit, ndaj rifillimi i eksporteve të grurit nga Ukraina i ka dhënë një frymëmarrje të re nevojës globale për konsum.
Edhe
Anija me 6.000 ton grurë nga Ukraina ka mbërritur në Portin e Durrësit
Aktualisht, anija me grurë ndodhet në ujërat greke të Jonit dhe pritet të mbërrijë në orët e para të së mërkurës në Durrës.
Ndërkohë në lundrim e sipër drejt Durrësit është dhe një anije e ngarkuar në Rusi me ure për bujqësinë. Ajo pritet të mbërrijë në port mbrëmjen e së martës, ndërsa e ka nisur lundrimin nga porti rus Novorossiysk./tch