Shtatë anije që bartnin grurë e kanë lënë portin e Ukrainës të martën duke shfrytëzuar korridorin në Detin e Zi, sipas ministrit të Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov.
Kubrakov ka shkruar në Twitter: “7 anije të cilat bartin grurë janë nisur nga portet e Ukrainës në mëngjes. Pavarësisht çdo gjëje, Ukraina vazhdon të mbështesë botën në krizën që po vjen për ushqim”.
Ngarkesat me grurë nga Ukraina kanë qenë në pritje pasi Rusia ka suspenduar pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen për transportimin e grurit.
Ministria e Infrastrukturës së Ukrainës tha se anijet ishin të ngarkuara me 290,000 tonë metrikë produkte bujqësore ukrainase dhe ishin larguar nga portet e Odesa, Chornomorsk dhe Yuzhny.
Ai tha se një anije ishte nisur për në Oman dhe një tjetër në Kinë.
-
Anijet e para të grurit mbërrijnë në Ukrainë duke shfrytëzuar një rrugë të re
-
Ukraina do ta vazhdojë eksportimin e grurit, pavarësisht sulmeve ruse
-
Ukraina thotë se 218 anije janë bllokuar pas tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja për grurin
-
Vazhdojnë eksportet e grurit nga Ukraina
-
Anija me 6.000 ton grurë nga Ukraina ka mbërritur në Portin e Durrësit