Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të nënkuptonte përshkallëzim në një luftë të tretë botërore, ka thënë zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë.
“Kievi është shumë i vetëdijshëm se një hap i tillë do të nënkuptonte përshkallëzim të garantuar në luftë të tretë botërore”, ka thënë Alexander Venediktov për agjencinë ruse të lajmeve TASS.
“Qartazi, ata po llogarisin – të krijojnë zhurmë informative dhe të tërheqin vëmendjen nga vetja edhe një herë”.
Venediktov ka përsëritur pozicionin rus se Perëndimi duke ndihmuar Ukrainën tregon se “është palë direkte në konflikt”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pati njoftuar për aplikimin për anëtarësim në aleancën ushtarake në fund të shtatorit. Deklarata ishte pritur me befasi në Bruksel.
-
Zelensky: NATO-ja është alternativa për të shmangur një tjetër luftë
-
Anëtarësimi i Ukrainës në NATO është i arritshëm, thotë Zelensky
-
Ukraina mund të bëhet pjesë e NATO-s pas përfundimit të luftës, sipas SHBA-së
-
Kremlini thotë se situata në Evropë do të përkeqësohet, nëse Ukraina merr garanci të sigurisë
-
Zelensky dështon në përpjekjet për anëtarësim në NATO