Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky dështon në përpjekjet për anëtarësim në NATO

Shtetet e NATO-s kanë thënë se Ukraina mund t’i bashkohet aleancës ushtarake “kur aleatët të pajtohen dhe kushtet të plotësohen”, pasi presidenti Volodymyr Zelensky kritikoi shtyrjen “absurde” për pranim.

NATO ka thënë se e di nevojën për të ecur shpejt por se nuk do të japë një afat të caktuar, raportoi BBC.

Më herët, Zelensky ka thënë se duket se “nuk ka gatishmëri” për ta ftuar Ukrainën në NATO apo ta bëjë anëtare.

Ai gjendet aktualisht në Vilnus, Lituani, ku po merr pjesë në samitin e aleancës.

Kievi e pranon se nuk mund të hyjë në NATO derisa është në luftë me Rusinë, por dëshiron të bëhet anëtare sa më shpejt të jetë e mundur pasi që luftimet të përfundojnë.