Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po i kërkon NATO-s që të japë një përgjigje për anëtarësimin e Ukrainës përpara Samitit të kësaj aleance në Vilnius të Lituanisë.
“Samiti i Vilniusit është shumë i rëndësishëm. Duhet të ketë unitet në lidhje me anëtarësimin e Ukrainës në këtë aleancën. Është e gjitha çështje e vullnetit politik", tha Zelensky. “Do të ishte një mesazh i rëndësishëm të thuhet se NATO nuk ka frikë nga Rusia. Ukraina duhet të marrë garanci të qarta sigurie ndërkohë që nuk është në NATO. Vetëm në këto kushte takimi ynë do të ishte kuptimplotë, përndryshe është thjesht një politikë tjetër”, shtoi ai.
I pyetur nëse do të marrë pjesë në takim, Zelensky nuk dha një përgjigje përfundimtare, por tha se nuk do të udhëtonte atje “për argëtim, nëse vendimi është marrë më parë”.
Zelensky foli gjithashtu për kundërsulmimin, duke pranuar se Ukraina do të donte që ajo të përparonte me një ritëm më të shpejtë.
“Të gjithë ne duam ta bëjmë më shpejt sepse çdo ditë do të thotë humbje të reja të ukrainasve”, tha Zelensky, duke shtuar se Ukraina po “përparon” dhe “nuk ka ngecur në një vend”.
“Ukraina nuk është ende gati për anëtarësimin në NATO dhe lufta duhet të përfundojë përpara se aleanca të mund të konsiderojë shtimin e Kievit në radhët e saj”, tha presidenti i SHBA-së Joe Biden në një intervistë për CNN që u transmetua të dielën.