Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky kritikon NATO-n

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar NATO-n, duke thënë se është absurde që nuk është caktuar një afat kohor që Ukraina të ftohet për t'u bashkuar me aleancën ushtarake, shkruan BBC.

Në prag të Samitit të NATO-së në Vilnius, Zelensky e ka vënë në pikëpyetje gatishmërinë e NATO-s për ta futur në aleancë Ukrainën.

“Është e paprecedentë dhe absurde kur nuk përcaktohet afati kohor as për ftesën dhe as për anëtarësimin e Ukrainës. Duket se nuk ka gatishmëri as për të ftuar Ukrainën në NATO dhe as për ta bërë atë anëtare të aleancës”, ka shkruar ai në Twitter.

NATO ra dakord në vitin 2008 që Ukraina “do” të bëhet anëtare. Por aleanca nuk tha se si dhe kur mund të ndodhë kjo.

"Tani, rrugës për në Vilnius, ne morëm sinjale se formulime të caktuara po diskutohen pa Ukrainën”, ka thënë Zelensky.

Edhe Zelensky u kërkon aleatëve të NATO-s më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore Botë 2 j. më parë Zelensky u kërkon aleatëve të NATO-s më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore

Ai thekson se ky formulim ka të bëjë me “ftesën që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s, jo për anëtarësimin e saj”.

“Pasiguria është dobësi. Dhe unë do ta diskutoj hapur këtë në samit”, ka thënë Zelensky.