Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bashkimin Evropian, Andrew Puzder, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka ndihmuar Evropën të zgjohet “nga gjumi” përballë sfidave aktuale.
Në një intervistë dhënë Euronewsit, Puzderi vlerësoi si “pozitiv” për aleancën transatlantike fjalimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në Konferencën e Sigurisë në Munih.
Fjalimi i Rubios u bë një vit pasi në të njëjtën konferencë, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance mbajti një qëndrim që u perceptua si i ashpër dhe jo miqësor ndaj aleatëve evropianë. Këtë herë, sipas Puzderit, publiku evropian ishte “shumë i hapur dhe Rubio u prit me duartrokitje”.
Ambasadori amerikan vlerësoi gjithashtu “progresin” e Bashkimit Evropian në afrimin e politikave të migracionit me ato të SHBA-së.
“Mendoj se qëndrimi i BE-së për emigracionin është afruar ndjeshëm me qëndrimin amerikan”, tha ai, duke theksuar se një nga sfidat kryesore për Evropën mbetet ndikimi i migracionit masiv.
Një tjetër çështje që, sipas tij, mund të ndikojë në të ardhmen e kontinentit është efekti i politikave klimatike në ekonomi dhe në Prodhimin e Brendshëm Bruto.
-
Rubio ofron garanci dhe kritika për aleatët
-
Rubio nga Konferenca e Sigurisë: SHBA-ja dhe Evropa i përkasin njëra-tjetrës
-
Demokratët në Samitin në Munih do t’i kërkojnë Evropës t’i kundërvihet Trumpit
-
Rubio: SHBA-ja është e përkushtuar për fundin e luftës në Ukrainë
-
Ministri i Jashtëm italian pas takimit me Rubion: Evropa e SHBA-ja kanë nevojë për njëra-tjetrën