Presidenti i Shteteve të Bashkuara në vitin 2017 kishte lënë të shtangur aleatët në udhëtimin e tij të parë evropian, kur i kritikoi për shpenzimet në mbrojtje dhe bënte sjellje të çuditshme përballë tyre.
Pas katër vjetësh të marrëdhënieve të turbullta SHBA-Evropë, pasardhësi i Donald Trumpit, demokrati Joe Biden, me fjalë miqësie dhe premtimi ka sinjalizuar se “Amerika është kthyer”, teksa po takohet me aleatët në Samitin e G7-s.
Mirëpo fjalët e tij nuk janë duke u cilësuar si bindëse, kanë vlerësuar diplomatët dhe njohësit e politikave të jashtme. Bideni përballet me dyshimet e aleatëve rreth qëndrueshmërisë së SHBA-së si partnere.
Liderët e grupit të shtatë shteteve më të zhvilluara kanë shprehur shqetësimin se politikat amerikane mund të marrin kah të kundërt dhe janë në kërkim të veprimeve konkrete e jo të fjalëve, sidomos pas viteve të Trumpit.
Politika e jashtme e administratës së Bidenit ka dërguar sinjale të përziera dhe shpesh edhe të gabuara, ndërsa ka qenë shumë e paqartë në lidhje me Kinën.
Diplomatët vlerësojnë se partnerët e SHBA-së ende janë në pritje se çfarë do të ndodhë pas Trumpit, ndërkaq një numër i madh i shteteve perëndimore kanë shqetësime se besimi në demokracinë amerikane po lëkundet.
Edhe
Bideni niset për në Itali për të marrë pjesë në samitin e G7-ës
Kjo për shkak të qëndrimeve të Trumpit kundër zgjedhjeve dhe trazirave të gjashtë janarit në Capitol të Washingtonit.
Derisa njerëzit në 12 shtete evropiane dhe aziatike ende e shohin SHBA-në si partnere të besueshme, sondazhet e fundit kanë treguar se shumë pak syresh besojnë se demokracia amerikane është në gjendje aq të mirë për t’u marrë si shembull i vlerave demokratike.