Presidenti amerikan, Joe Biden, është nisur të mërkurën drejt Evropës në udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë vendit qëkur ka marrë drejtimin e shtetit.
Xhiroja e tij ka për qëllim rimëkëmbjen e marrëdhënieve të ftohura me aleatët gjatë periudhës së udhëheqjes së SHBA-së nga ish-presidenti Donald Trump.
Udhëtimi i Bidenit në Evropë do të shërbejë njëherësh edhe si sprovë për riparimin e lidhjeve me aleatët evropianë që në të shumtën e rasteve janë përplasur me ish-presidentin Trump.
Pas kësaj, takimi i 16 qershorit në Gjenevë me presidentin rus Vladimir Putin shihet si pika kyç e udhëtimit tetëditor.
Përballja me Putinin do të shërbejë si mundësi për t’i shfaqur shqetësimet e SHBA-së lidhur me sulmet kibernetike ndaj kompanive amerikane dhe kërcënimeve ndaj Ukrainës.
Ndalesa e parë e Bidenit do të jetë Cornwalli në Britani, për samitin e G7-s. Ky samit do të dominohet nga diplomacia e vaksinave, tregtia, klima dhe iniciativa për rindërtimin e infrastrukturës në botën e zhvilluar.
Edhe
Mblidhen sot në Francë udhëheqësit e G7-s
Ky plan shihet si kundërpërgjigje ndaj ndikimit të madh që po kanoset nga Kina. Gjatë samitit, Bideni pritet të përballet me presionin që vendi i tij të ofrojë më shumë vaksina sesa 20 milionë dozat që ka njoftuar se do t’i dhurojë për botën gjatë javës së kaluar.