Prokuroria e Guatemalës ka realizuar një seri të bastisjeve duke arrestuar disa anëtarë të bandës që bënte trafikimin e refugjatëve.
Autoritetet kanë thënë se ky grup ishte përgjegjës për trafikimin e 15 refugjatëve nga Guatemala, të cilët u vranë në veri të Meksikës gjatë vitit 2021. Lideri i grupit kriminal ishte në mesin e dhjetë të arrestuarve nga shteti i Guatemalës.
Sipas prokurorisë, grupi përveç trafikimit të refugjatëve, ka bërë edhe pastrim parash. Në janarin e vitit 2021, trupat e 19 personave, të vrarë dhe të djegur, u gjetën në Camargo, qytet meksikan në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për vite të tëra, ky qytet kufitar ka qenë pjesë e luftimeve mes dy karteleve famëkeqe të Meksikës. Në muajt e fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përballur me një fluks të madh të refugjatëve nga Amerika Latine.
-
Gjenden gjashtë koka të prera në një rrugë në Meksikën qendrore
-
Lufta mes karteleve detyron shpërnguljen e njerëzve në Meksikën jugore
-
Të paktën 19 të vrarë brenda 24 orëve nga sulmet e karteleve të drogës në Meksikë
-
Vdekja e refugjatëve, pjesëtarët e sigurisë ia vunë zjarrin qendrës së refugjatëve në Meksikë
-
Tre policë të vrarë në luftimet me kartelin e drogës në Meksikë