Një oficer policie ka vdekur dhe 79 të tjerë janë marrë peng gjatë protestave në provincën jugore të Kolumbisë, Caqueta.
Dhuna shpërtheu të enjten pasi banorët bllokuan kompleksin e kompanisë së kërkimit të naftës “Emerald Energy”. Ata kërkonin ndihmën e saj për riparimin dhe ndërtimin e rrugëve të reja në zonë.
Një civil u vra gjithashtu dhe nëntë punëtorë të fushës së naftës u kapën së bashku me oficerët e policisë. Një video e publikuar tregon pengjet të ulur në një dhomë të mbushur me njerëz në rreshta karrigesh dhe në dysheme.
Presidenti kolumbian, Gustavo Petro tha se shpresonte se ata do të liroheshin "në mënyrë të njëanshme përpara çdo përshkallëzimi të dhunës”, dhe kërkoi ndihmë mjekësore nga Kryqi i Kuq, raportoi BBC-ja të premten.
Shumë nga protestuesit janë banorë ruralë dhe indigjenë që duan që “Emerald Energy” të ndërtojë infrastrukturë të re rrugore rreth zonës San Vicente del Caguan.
Policia kolumbiane nderoi në Tëitter policin e vrarë në përleshje, të cilin e identifikoi si Ricardo Monroy.
Edhe
Të paktën 18 të vrarë dhe dhjetëra të lënduar në Kolumbi, pas sulmeve të grupeve rebele
Zyrtarët e qeverisë lokale thanë se oficeri vdiq nga një sulm me hanxhar, ndërsa civili u vra nga të shtënat me armë zjarri.
Protestat në zonat pranë operacioneve të energjisë dhe minierave në Kolumbi janë të zakonshme pasi komunitetet kërkojnë që kompanitë të ndërtojnë infrastrukturë, duke përfshirë rrugë dhe shkolla.