Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Afganëve në mjerim u vërshohen shtëpitë e tokat në lindje të vendit

Përmbytjet e mëdha nga reshjet sezonale në Afganistanin lindor gjatë natës lanë të paktën nëntë persona të vdekur, rrënuan shtëpitë dhe shkatërruan bagëtitë dhe tokat bujqësore.

Pamjet e agjencisë së lajmeve, AP, tregojnë fshatarët në rrethin Khushi të provincës Logar në jug të kryeqytetit Kabul duke pastruar shtëpitë e tyre të dëmtuara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Abdullah Mufaker, kreu i Ministrisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore të provincës Logar, tha se ende nuk dihet se sa persona mbetën të vdekur dhe sa u plagosën nga vërshimet, porse kishte të paktën nëntë viktima.

Del Agha, plak i fshatit, tha se përmbytjet ishin të pashembullta në historinë e Kushit. Javën e kaluar, reshjet e dendura shkaktuan përmbytje që ua morën jetën të paktën 31 personave dhe lanë dhjetëra të zhdukur në veri të Afganistanit.