Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Administrata Trump anulon më shumë se 100 mijë viza vetëm për një vit

Departamenti i Shtetit

Departamenti i Shtetit ka revokuar më shumë se 100,000 viza të huaja në vitin 2025, më shumë se dyfishi i asaj të vitit 2024, që ishte edhe viti i fundit i administratës së presidentit Joe Biden. 

Ky veprim i DASH-it vjen pas urdhrit ekzekutiv të ditës së parë të presidentit Donald Trump mbi verifikimin e shtetasve të huaj. Në vitin 2024, departamenti revokoi 40,000 viza, raportoi "Fox News".

Shumica e revokimeve ishin për udhëtarë biznesi dhe turistike që kishin tejkaluar afatin e vizave të tyre.

Një zëdhënës i DASH-it ka thënë se shumica e studentëve dhe punëtorëve që kanë humbur vizat e tyre kanë pasur përplasje kriminale me forcat e ligjit. 

Në gusht të vitit 2025, administrata Trump njoftoi se po shqyrton të gjithë 55 milionë të huajt që kanë viza të vlefshme amerikane. 

Zëvendëszëdhënësi kryesor i Departamentit të Shtetit, Tommy Piggott, shtoi se administrata do të vazhdojë qëndrimin e saj agresiv të zbatimit të ligjit përmes qendrës së saj të re të verifikimit të vazhdueshëm.

Edhe SHBA-ja rishikon 55 milionë viza Botë SHBA-ja rishikon 55 milionë viza

“Administrata Trump do të vazhdojë ta vërë Amerikën në plan të parë dhe ta mbrojë kombin nga shtetasit e huaj që paraqesin rrezik për sigurinë publike ose sigurinë kombëtare”, tha ai. 

Departamenti gjithashtu ka zbatuar standarde më të rrepta për marrjen e vizave amerikane.