Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

A mundet Houthi t’ia ndërpresë botës qasjen në internet

Shqetësimet janë shtuar pas kërcënimeve të grupit Houthis ndaj qasjes ndërkombëtare të internetit dhe transmetimit të të dhënave financiare. Firmat e kompanive të telekomunikacionit jemenas kanë alarmuar për planet e grupit militant për të sabotuar kabllot e nëndetëseve në Detin e Kuq.

Kompania e Përgjithshme e Telekomunikacionit e Jemenit, e lidhur me qeverinë e pranuar nga OKB-ja, ka lëshuar një deklaratë ditë më parë duke dënuar “kërcënimet e Houthis që synojnë kabllot ndërkombëtare detare”.

Sipas të dhënave, 17 për qind e internetit në botë bartet nëpërmjet tubave me fibër në Detin e Kuq, “AirforceTechnology”.

Image

“Jemeni ka numër disproporcional të kabllove nënujore ndërkombëtare të internetit, veçanërisht përgjatë bregdetit perëndimor ku Houthisi ka mbështetjen më të madhe”, ka thënë analisti për siguri, Wilson Jones.

Ai ka shtuar se do të ishte e vështirë të ndalej grupi terrorist “nëse ata do të bënin përpjekje për t’i synuar këto kabllo”.

Edhe Houthit sulmojnë dy anije saudite në Detin e Kuq, SHBA-ja vazhdon sulmet ndaj Iranit Botë Houthit sulmojnë dy anije saudite në Detin e Kuq, SHBA-ja vazhdon sulmet ndaj Iranit

“Një ndërprerje e njërës prej kabllove kudo do të pengonte rrjedhën e të dhënave. Duke qenë se këto kabllo janë thelbësore për internetin modern dhe transaksionet financiare digjitale, ndërprerja e tyre mund të jetë e madhe”, ka shtuar tutje njohësi i sigurisë.

Bazuar në sulmet e shpeshta të anijeve të Houthis në Detin e Kuq, motivimi i grupit militant për t’i synuar rrjetet e internetit është i dukshëm. Mbi 100 dronë dhe raketa janë lëshuar në anijet që kalojnë nëpër ngushticën Bab al-Mandab që nga rrëmbimi i parë i Houthit më 21 nëntor.

Houthi ka thënë se sulmet po kryhen me qëllim që të solidarizohen me Palestinën në mes të ofensivës së vazhdueshme të Izraelit.

“Derisa Houthi ka qasje në dronët dhe në raketat e avancuara, ata mund të mos kenë aftësinë teknologjike për t’i arritur ato kabllo që janë me qindra, nëse jo me mijëra nën ujë”, ka thënë Carolina Pinto, analiste e GlobalData.

Edhe Houthët njoftojnë bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite Botë Houthët njoftojnë bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite

Pinto ka shtuar se grupi terrorist mund të synojë disa kabllo që shtrihen në vetëm 100 metra thellësi, pasi sipas saj, Houthi nuk posedon nëndetëse dhe s’mund të futen thellë.

“Por, ata mund të dërgojnë dikë me pajisje prerëse teli. Ekziston një formë e mëhershme për këtë metodë. Në vitin 2013, në veri të portit të Aleksandrisë, tre zhytës prenë një kabllo nënujore që ofron lidhje interneti mes Egjiptit dhe Evropës. Sabotimi bëri që qasja në internet të binte për 60 për qind” thuhet tutje në raportin e GlobalData.