Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

9 të arrestuar në lidhje me shembjen e urës në Indi ku humbën jetën 134 persona

Policia në perëndim të Indisë ka arrestuar nëntë persona të hënën ndërsa është duke hetuar rastin e shembjes së një ure 143-vjeçare të sapo riparuar. Shembja e urës në shtetin Gujarat të dielën pasdite, mori jetën e së paku 134 personave.

Inspektori Ashok Yadav ka thënë se Policia ka formuar një grup hetues, dhe se në mesin e të arrestuarve janë edhe menaxhues të operatorit të urave, Oreva Group, dhe staf i kësaj kompanie.

“Nuk do të lëmë fajtorët të ikin nga përgjegjësia, s’do të kursejmë asnjë”, ka thënë Yadav.

Autoritetet e Gujaratit kanë hapur rast ndaj Orevas për dyshim për vrasje.