Të paktën 17 persona kanë vdekur dhe më tepër rezultojnë të zhdukur pasi një urë që ishte në ndërtim u shemb në verilindje të Indisë, raporton BBC.
Incidenti ndodhi në afërsi të Sairangut.
Deri 40 punonjës ishin duke punuar kur u shemb ura hekurudhore, sipas mediumeve lokale. Arsyeja e shembjes së urës nuk është bërë e ditur.
Autoritetet kanë njoftuar se 17 trupa janë gjetur, ndërsa shumë banorë lokalë po ndihmojnë në operacionin e kërkim-shpëtimit.
“Gjithë ndihma e nevojshme po u jepet të prekurve”, ka thënë kryeministri i Indisë, Narendra Modi.
Artikuj të ngjashëm
-
10 të vdekur nga shembja e një ure të lartë në Indi
-
17 të vdekur nga shembja e gurores në Indi, 12 mbeten të zhdukur
-
14 të vdekur pas shembjes së një vinçi që po përdorej për të ndërtuar një urë në Indi
-
Si u bë vendi turistik i Indisë një urë vdekjeje
-
9 të arrestuar në lidhje me shembjen e urës në Indi ku humbën jetën 134 persona