Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

14 të vdekur pas shembjes së një vinçi që po përdorej për të ndërtuar një urë në Indi

Një vinç është shembur në një kantier ndërtimi në Indinë perëndimore, duke lënë të vdekur të paktën 14 punëtorë.

Pamjet televizive treguan vinçin e rrëzuar në tokë derisa punonjësit e shpëtimit kërkonin të mbijetuarit pranë vendit në Thane, një qytet jashtë qytetit të Mumbait. Të paktën tre persona të lënduar u dërguan me urgjencë në spital.

Press Trust of India raportoi se vinçi përdoret për të instaluar trarët e parapërgatitur gjatë ndërtimit të autostradave dhe urave hekurudhore. Kryeministri indian, Narendra Modi, shprehu ngushëllimet e tij në një mesazh në X, platforma e mediave sociale e njohur më parë si Twitter.

“Ngushëllimet e mia më të thella për familjet e atyre që humbën jetën. Lutjet tona janë me ata që janë lënduar”, thuhet në një postim nga zyra e tij.