Ura që u shemb në Gujarat të Indisë, la pas dhjetëra viktima e dhjetëra të tjerë të lënduar.
Reuters ka publikuar të hënën momentin kur ura në të cilën gjendeshin rreth 400 persona, u shemb, e banorët ranë në ujë.
Raportet e fundit tregojnë për mbi 140 të vdekur e mbi 170 të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipit e shpëtimit, zjarrfikësit dhe policia.
Kjo urë, e gjatë 230 metra, ishte rihapur vetëm një javë më parë pas riparimeve.
Mbingarkesa që pati për shkak se njerëzit shkuan për të festuar në festivalin Diwali, bëri që ura e cila u ndërtua gjatë sundimit britanik në shekullin XIX, të shembej.