Numri i të vdekurve pas shembjes së urës në Indi, ka shkuar në 141, raportoi të hënën BBC-ja.
Autoritetet lokale të Gujaratit, aty ku u shemb ura, kanë njoftuar se shumica prej të vdekurve ishin gra, fëmijë dhe të moshuar.
Kjo urë, e gjatë 230 metra, ishte rihapur vetëm një javë më parë pas riparimeve.
Mbingarkesa që pati për shkak se njerëzit shkuan për të festuar në festivalin Diwali, bëri që ura e cila u ndërtua gjatë sundimit britanik në shekullin XIX, të shembej.
Numri i të vdekurve mund të rritet edhe më tej, teksa policia, ushtria dhe ekipet e reagimit ndaj fatkeqësive po vazhdojnë përpjekjet për shpëtim.
Sipas zyrtarëve, më shumë se 177 njerëz janë shpëtuar.
Edhe
Pamje të rënda: Si u shemb ura e rinovuar në Indi ku vdiqën qindra njerëz
Një video e xhiruar 24 orë para shembjes, tregon urën e forcuar me litarë të mbushur plot me njerëz që po lëkundin atë, pa e menduar rrezikun që mund të vinte.