Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar ftesën për të marrë pjesë në konferencën që Rusia planifikon ta mbajmë më 14 prill, për situatën në Afganistan.
Kështu raporton agjencia Associated Press, duke u thirrur në burime anonime brenda Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilët thonë se vendimi për mospjesëmarrje është bërë për shkak se Moska nuk është konsultuar me Uashingtonin përpara dërgimit të ftesës për këtë konferencë.
Afganistani, Pakistani, Irani, India dhe disa shtete të tjera të Azisë Qendrore janë në mesin e të ftuarve në këtë konferencë.
Talibanët nuk janë ftuar për të marrë pjesë, raporton AP.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA nuk merr pjesë në takimin për Afganistanin organizuar nga Rusia
-
Ukraina nuk do të jetë në agjendë në bisedimet SHBA-Rusi në Stamboll
-
SHBA-ja nuk do të ngutet që ta pranojë regjimin e talebanëve
-
Irani refuzon çfarëdo takimi me SHBA-në për çështjen bërthamore
-
Talibanët vlerësojnë se SHBA-ja humb më shumë nga anulimi i bisedimeve