Uashingtoni planifikon t’i shmanget konferencës për pajtim në Afganistan, të cilën sot e organizon Rusia, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner.
“Ne nuk planifikojmë të marrin pjesë në këto bisedime rajonale”, tha mbrëmë Toner dhe ka shtuar se “ishte e paqartë se cili është qëllimi” i bisedimeve.
“Duket se është një përpjekje e njëanshme e Rusisë për të synuar ndikim në rajon”, tha Toner.
Moska i ka ftuar 12 shtete në këto konsultime që thuhet se kanë për qëllim procesin e pajtimit në Afganistan dhe fillimin e bisedimeve direkte ndërmjet qeverisë afgane dhe talibanëve.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA nuk do të marrë pjesë në konferencën e planifikuar nga Rusia për Afganistanin
-
Ukraina mohon se do të ketë bisedime me SHBA-në dhe Rusinë
-
Talebanët thonë se nuk do të bashkëpunojnë me SHBA-në për ta ndalur Shtetin Islamik
-
SHBA-ja nuk do të ngutet që ta pranojë regjimin e talebanëve
-
SHBA-ja në bisedime me talebanët për lehtësimin e evakuimit