Botë

Irani refuzon çfarëdo takimi me SHBA-në për çështjen bërthamore

Irani ka refuzuar të premten takimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Vjenë, ku gjatë javës së ardhshme është paraparë që të fillojnë bisedimet me vendet e mbetura pjesëmarrëse të marrëveshjes bërthamore të 2015-s.

Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit ka njoftuar se SHBA-ja nuk do të marrë pjesë në takimet, në të cilat do të jetë edhe Irani, përfshirë edhe takimin për komisionin e përbashkët, raporton AP.

Ministria iraniane ka bërë të ditur se është problem i palëve të tjera rreth marrëveshjes bërthamore nëse duan që të konsultohen me SHBA-në, si në Vjenë ashtu edhe kudo tjetër në botë.

Sidoqoftë Irani, sipas Ministrisë së Jashtme, nuk do të marrë pjesë në kurrfarë takimi me zyrtarët amerikanë.