Irani ka refuzuar njoftimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për nisjen e një raundi të ri bisedimesh paqeje, raportoi të dielën “Reuters”.
Sipas agjencisë shtetërore IRNA, Teherani zyrtar ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në raundin e dytë të negociatave me SHBA-në.
Refuzimi ndodhi vetëm disa orë pasi Trumpi deklaroi se do të dërgonte përfaqësues në Pakistan për bisedime dhe paralajmëroi se SHBA-ja mund të ndërmarrë veprime ushtarake nëse Irani nuk pranon kushtet e vendosura nga Uashingtoni.
Sipas IRNA-s, autoritetet iraniane e justifikojnë mungesën në bisedime me atë që e cilësojnë si kërkesa të tepruara nga SHBA-ja dhe ndryshime të vazhdueshme të qëndrimeve nga ana e Uashingtonit.
Se Teherani nuk ka plane aktualisht të marrë pjesë në rundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA-në, e kanë thënë edhe disa zyrtarë iranianë, raportoi BBC-ja.
Por deri më tani, asnjë zyrtar iranian i emëruar nuk e ka konfirmuar ose mohuar nëse Irani do t'i bashkohet një raundi të ri bisedimesh, edhe pse kanë kaluar orë që kur Trumpi njoftoi se një delegacion amerikan do të jetë së shpejti në Pakistan.
-
Irani thotë se ka marrë përgjigje nga SHBA-ja lidhur me propozimin e fundit për paqe
-
Trumpi i pakënaqur me propozimin e Iranit për t’i dhënë fund luftës
-
Trumpi i pakënaqur me propozimin e Iranit për t’i dhënë fund luftës
-
Zbehen shpresat për paqe SHBA-Iran pasi Trumpi anuloi bisedimet
-
Irani thotë se s’ka asnjë informacion për një takim të mundshëm me SHBA-në