Botë

Irani s’e ka në plan të zhvillojë bisedime me SHBA-në

Abbas Aragchi

Foto: Associated Press

Kryediplomati iranian, Abbas Aragchi ka thënë të enjten se Republika Islamike e Iranit s’e ka në plan aktualisht që të takohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke demantuar deklaratat e mëhershme të presidentit amerikan, Donald Trump, se Washingtoni dhe Teherani zyrtar do të mbajnë bisedime javën e ardhshme, ka raportuar Reuters.

Sipas tij, Teherani është duke e vlerësuar në qoftë se bisedimet me SHBA-në hyjnë në kuadër të interesit kombëtar, pas pesë rundeve të mëparshme të negociatave që u ndërprenë nga sulmet e Izraelit dhe Amerikës kundrejt impianteve bërthamore të Iranit.

Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë patën njoftuar se sulmet kishin për qëllim të zvarritnin aftësinë e Republikës Islamike për të prodhuar apo zhvilluar armë bërthamore, përderisa udhëheqësia iraniane këmbëngul se programi është krejtësisht për qëllime civile.

Aragchi ka thënë se dëmet në impiantet bërthamore “nuk ishin të vogla” dhe se autoritetet përkatëse po përcaktonin rrethanat e reja të programit bërthamor, të cilat, sipas tij, do të ndikojnë në qëndrimin e ardhshëm diplomatik të Teheranit.