Një 60-vjeçar e ka tejkaluar sëmundjen e HIV-it, pasi mjekët i transplantuan qeliza staminale për leukemi, ka raportuar DailyMail të enjten. Burri u trajtua edhe për leukemi mieloide akute, një lloj kanceri që fillon në qelizat e bardha të gjakut në palcën e eshtrave, me një transplant të qelizave burimore.
Këtë procedurë mjekësore e kanë marrë vetëm gjashtë persona deri më tani, derisa kjo u tha se ishte dhimbshme dhe e rrezikshme për pacientët.
Sipas mjekëve, pacienti gjerman që nuk është identifikuar, e ka kaluar kancerin dhe HIV-in. Shërimi i sëmundjes së HIV-it po konsiderohet i mundshëm me zhvillimet në fushën e teknologjisë dhe të mjekësisë.
Çka është HIV-i?
Sëmundja e HIV-it dëmton qelizat në sistemin imunitar dhe dobëson aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet dhe sëmundjet. Virusi përhapet në të shumtat e rasteve nga kontakti seksual pa mjete mbrojtëse.
HIV-i nuk shpërndahet nëpërmjet pështymës, djersës ose urinës.
-
Mjekët thonë se është shëruar nga HIV-i personi i shtatë në botë
-
Shkencëtarët thonë se mund ta heqin HIV-in nga qelizat e infektuara
-
OBSH certifikon Bahamasin për eliminim të mundësisë së transmetimit të HIV-it nga nëna te fëmija
-
Si po ndryshon trajtimi i kancerit përmes imunoterapisë?
-
Shkencëtarët shërojnë diabetin e tipit 1 te minjtë, pa terapi që dëmton imunitetin