Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Si po ndryshon trajtimi i kancerit përmes imunoterapisë?

Fotografi ulustruese nga Emmanuel Lafont për BBC

Fotografi ulustruese nga Emmanuel Lafont për BBC

Pas pothuajse 100 vjetësh zhvillimi, një formë e re trajtimi, imunoterapia, po jep rezultate mbresëlënëse në luftën kundër kancerit, duke shpëtuar jetë dhe duke ofruar shpresë të re për pacientët, ka shkruar BBC.

Një rast konkret është ai i 71-vjeçares Maureen Sideris nga New Yorku. Në vitin 2008 ajo u trajtua për kancer në zorrë me operacion të vështirë. Por, kur në vitin 2022 u diagnostikua me kancer në ezofag, trajtimi i saj ishte krejt ndryshe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo mori një ilaç të quajtur dostarlimab çdo tre javë, dhe pas vetëm katër muajsh tumori u zhduk, pa operacion, kimioterapi apo rrezatim.

“Është e pabesueshme. Është pothuajse si fantashkencë”, ka thënë ajo.

Çka është imunoterapia?

Imunoterapia është një trajtim që ndihmon sistemin imunitar të trupit të njohë dhe të shkatërrojë qelizat kancerogjene.

Normalisht, trupi i njeriut mund të dallojë qelizat “e huaja”, por kanceri shpesh arrin të fshihet dhe të shmangë këtë mbrojtje.

Qëllimi i imunoterapisë është ta “zbulojë” kancerin dhe të forcojë sistemin imunitar për ta luftuar atë

Rezultatet janë shumë premtuese

Ekspertët janë optimistë.

“Njerëzit po jetojnë, dhe po jetojnë me cilësi të mirë jete. Po flasim për shërime”, ka thënë Jennifer Wargo, studiuese e imunoterapisë.

Si funksionon sot?

Dy nga metodat kryesore janë:

1. Terapia CAR T-cells, e cila funksionon duke marrë qeliza imunitare nga pacienti e duke i modifikuar ato në laborator e pastaj duke i rikthyer në trup për ta sulmuar kancerin.

Kjo mënyrë e terapisë përdoret kryesisht për kanceret e gjakut.

2. Inhibitorët e “checkpoint”, që funksionon duke hequr një lloj “frene” të sistemit imunitar, gjë që i  liron rrugën qelizave mbrojtëse për ta sulmuar kancerin.

Kjo metodë ka fituar edhe Çmimin Nobel në 2018.

Kufizimet dhe rreziqet

Megjithatë, imunoterapia nuk funksionon për të gjithë.

Vetëm rreth 20 për qind deri në 40 për qind e pacientëve reagojnë pozitivisht

Gjithashtu mund të ketë efekte anësore si lodhja, probleme me lëkurën e inflamacion i organeve.

 “Ka një gamë të gjerë efektesh anësore”, ka paralajmëruar onkologia Samra Turajlic.

Zgjidhje të reja në zhvillim

Shkencëtarët po kërkojnë mënyra për ta bërë këtë trajtim më efektiv.

Sipas tyre, dieta me shumë fibra mund të ndihmojë. Edhe ilaçet për të kontrolluar nivelin e lartë të yndyrës së dëmshme në gjak (statinat) mund të rrisin efektin edhe ora e trajtimit mund të ketë ndikim po ashtu, si dhe kombinimi me rrezatim e ultratinguj mund ta bëjë tumorin më të “dukshëm” për sistemin imunitar.

Mjekësia e personalizuar

Një nga drejtimet më premtuese është trajtimi i personalizuar.

“Tani mund të kalojmë nga trajtimi i kancerit, tek trajtimi i pacientit”, ka shpjeguar Sandra demaria, studiuese në onkologji.

Kurse Karen Knudsen drejtoreshë e Parker Institute for Cancer Immunotherapy ka shtuar që kjo ndodhë sepse “kanceri nuk është një sëmundje e vetme, por rreth 200 sëmundje të ndryshme”.

Rezultate të jashtëzakonshme në disa raste

Në disa studime, pacientë me profil të caktuar gjenetik kanë pasur rezultate të jashtëzakonshme.

Në një provë klinike me 103 pacientë, 84 prej tyre kanë parë zhdukjen e plotë të tumorit, shumica pa nevojë për operacion.

Vaksinat kundër kancerit

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm janë vaksinat kundër kancerit.

Ideja është të trajnohet sistemi imunitar që të njohë dhe të sulmojë qelizat e tumorit

Në një studim të fundit 9 pacientë morën vaksina të personalizuara dhe të gjithë mbetën pa kancer për vite me radhë.

“Ky është përkufizimi i mjekësisë precize”, ka thënë Knudsen.

E ardhmja

Ani pse rezultatet janë shumë premtuese, ka ende punë për t’u bërë.

Jo të gjithë pacientët do të përfitojnë nga imunoterapia, pasi kanceret janë shumë të ndryshme.

Megjithatë, për ata që reagojnë, ky trajtim po ndryshon jetën.

“Brenda 10 vitesh, kimioterapia dhe rrezatimi mund të duken si metoda të vjetruara”, ka thënë Sideris  që i ka thënë një mjek.