Një 6-vjeçar i cili kishte humbur qe pesë ditë, është gjetur në thellësitë e një mali në Vietnam.
Dang Tien Lam po luante me nëntë vëllezërit e motrat e tij më 17 gusht, kur duke ecur humbi nëpër mal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi u gjet të mërkurën nga fermerë të cilët e dëgjuan fëmijën duke qarë.
Lam u gjet i ulur në shkurre 10 kilometra prej vendit nga ku ishte fillimisht. Ai ishte aq i dobët sa nuk mund të qëndronte në këmbë.
“Jam shumë i lodhur, nuk mund të qëndroj në këmbë, më kapni”, kishte thënë Lam, sipas fermerit Ly Van Nang që e gjeti atë.
Lam mbijetoi me gjethe e fruta dhe me ujë nga përroi, raportoi BBC.
Policia ka thënë se është mrekulli që djali është gjetur i gjallë.