Të paktën 34 persona kanë vdekur dhe 8 të tjerë janë ende të zhdukur pasi një anije turistike u përmbys në Vietnam për shkak të motit të keq.
Ngjarja ndodhi në Gjirin Ha Long, një destinacion i famshëm turistik në veri të vendit.
Shumica e pasagjerëve ishin vietnamezë, raportoi BBC.
Reshjet e dendura kanë vështirësuar kërkimin për të mbijetuar, por deri tash 11 persona janë nxjerrë nga uji të gjallë.
Anija kishte 53 persona në bord kur u përmbys pas një stuhie të fuqishme.
Një 14-vjeçar u shpëtua pas katër orësh që kishte ngecur në një hapësirë të anijes së përmbysur.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën 37 të vdekur nga përmbysja e një varke turistike në Vietnam
-
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
-
Arrin në 32 numri i të vdekurve nga incidenti me tren në Tajlandë
-
Vietnami evakuon mijëra njerëz në pritje të tajfunit më të fortë këtë vit
-
Pamje të frikshme nga tajfuni në Vietnam që la të paktën 226 të vdekur