Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

3-vjeçari në Venezuelë nxirret i gjallë nga rrënojat gjashtë ditë pas tërmeteve

Venezuelë

Një djalë 3-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat gjashtë ditë pas tërmeteve shkatërruese që goditën Venezuelën, njoftoi ekipi jordanez i shpëtimit.

Fëmija, i identifikuar si Klieber Moran, u shpëtua nga rrënojat në qytetin La Guaira, ndërsa presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, e cilësoi shpëtimin si një rreze shprese për vendin.

Sipas Mbrojtjes Civile të Jordanisë, 3-vjeçarit iu dha menjëherë ndihma e parë, më pas u transportua në spital në Karakas, ku po merr trajtim. Autoritetet thanë se gjendja e tij është stabile dhe shenjat jetësore janë të mira.

VIDEO

Bilanci i viktimave nga dy tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5, që goditën vendin javën e kaluar, ka kaluar 1,900 të vdekur. Mbi 10 mijë persona janë lënduar, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë vazhdojnë të figurojnë të zhdukur.

Edhe Një burrë nxirret i gjallë nga rrënojat tetë ditë pas tërmeteve në Venezuelë Botë Një burrë nxirret i gjallë nga rrënojat tetë ditë pas tërmeteve në Venezuelë

Sipas një vlerësimi paraprak të bazuar në të dhënat satelitore të NASA-s, lëkundjet kanë dëmtuar ose shkatërruar rreth 58,870 ndërtesa.

Ndërkohë, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se dhjetëra mijëra banorë kanë nevojë urgjente për ushqim, strehim dhe ndihmë humanitare.