Mediumi amerikan “Fox News” ka raportuar të hënën se Irani dhe satelitët e tij mund ta sulmojnë Izraelin brenda 24 orëve të ardhshme për t’u hakmarrë për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në fund të korrikut.
“Fox News” i është referuar burimeve nga Lindja e Mesme. Ka disa ditë që po pritet sulmi i Iranit.
Një burim nga regjimi iranian ka thënë për “Financial Times” se “mund të mos ketë fare sulm, apo mund të ketë sulm sonte”.
“Pritja për vdekje është më e vështirë sesa vdekja vetë. Irani ka lansuar një luftë psikologjike për të mbajtur ushtrinë e Izraelit, sigurinë dhe aftësitë logjistike në gatishmëri, duke iu mohuar banorëve të territoreve të okupuara ndjenjën e qetësisë”, ka thënë burimi.
E SHBA-ja ka dërguar nëndetëse në Lindje të Mesme ndërsa tensionet po rriten.
-
Izraeli “po përgatit përgjigjen” ndaj Iranit, thotë një zyrtar ushtarak
-
Irani zotohet “ta ndëshkojë” Izraelin në kohën e duhur
-
Vetëm armëpushimi në Gaza do ta frenojë hakmarrjen, thonë zyrtarë iranianë
-
Shtëpia e Bardhë: Irani mund të kryejë sulme ndaj Izraelit gjatë kësaj jave
-
SHBA-ja dërgon nëndetëse në Lindjen e Mesme