Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia akuzon administratën Biden për krijimin e atmosferës për sulm ndaj Trumpit

Sulmi ndaj Trumpit

Sulmi ndaj Trumpit

Foto: Associated Press

Zyrtarë të Kremlinit kanë thënë të dielën se nuk besojnë se administrata amerikane ishte përgjegjëse për atentatin e së shtunës ndaj kandidatit për president të SHBA-së, Donald Trump, por se ajo kishte krijuar një atmosferë që provokoi sulmin.

Trumpi u qëllua në vesh gjatë një mitingu në Pensilvani, në një sulm që tani po hetohet si një atentat.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi u qëllua për vdekje dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit thanë se nuk kishin identifikuar ende një motiv, raporton Reuters.

“Ne nuk besojmë se përpjekja për të eliminuar dhe vrarë Trumpin është organizuar nga autoritetet aktuale”, u ka thënë gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

"Por atmosfera rreth kandidatit Trump... provokoi atë me të cilën Amerika po përballet sot”, ka shtuar ao.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden e dënoi sulmin, duke thënë se nuk kishte vend për këtë lloj dhune në Amerikë. Peskov ka thënë ndërkaq se Rusia dënon çdo dhunë në rrjedhën e luftës politike.

Komentet e tij u bënë jehonë atyre të disa prej aleatëve republikanë të Trumpit, të cilët menjëherë ia hodhën fajin Bidenit.

“Pas përpjekjeve të shumta për të hequr kandidatin Trump nga arena politike – duke përdorur mjetet e para ligjore, gjykatat, prokurorët, përpjekjet për ta diskredituar politikisht dhe kompromentuar kandidatin, ishte e qartë për të gjithë vëzhguesit e jashtëm se jeta e tij ishte në rrezik”, ka thënë Peskov.

Udhëheqësit botërorë, përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dënuan me shpejtësi sulmin e së shtunës, duke shprehur tronditje, duke denoncuar dhunën politike dhe duke i uruar Trumpit një shërim të shpejtë.

Ministria e Jashtme e Rusisë shfrytëzoi rastin për t'i kërkuar Washingtonit të ndalojë financimin e ushtrisë së Ukrainës dhe të përqendrohet në përmirësimin e zbatimit të ligjit vendas.