Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë të hënën se Izraeli po i afrohet eliminimit të asaj që ai e përshkroi si "ushtria terroriste e Hamasit".
Udhëheqësi izraelit ka pohuar në mënyrë të përsëritur angazhimin e qeverisë së tij për të shkatërruar aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit, dhe për të siguruar që ai kurrë nuk mund të kryejë më një sulm të stilit të 7 tetorit, raporton AP.
Duke folur me kadetët nga Kolegji Kombëtar i Mbrojtjes, Netanyahu shtoi se "do të ketë një vazhdim të goditjes së mbetjeve të tij" në Rripin e Gazës.
Izraeli e nisi luftën pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, në të cilin militantët hynë në jug të Izraelit, vranë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë dhe rrëmbyen rreth 250 të tjerë.
Që atëherë, ofensivat tokësore dhe bombardimet izraelite kanë vrarë më shumë se 37,700 njerëz në Gaza, sipas ministrisë së Shëndetësisë të territorit.
Edhe
Netanyahu: Lufta s’mbaron pa shkatërrimin e Hamasit
Lufta ka ndërprerë kryesisht fluksin e ushqimit, ilaçeve dhe mallrave bazë në Gaza, dhe njerëzit atje tani janë plotësisht të varur nga ndihmat.
Gjykata e lartë e Kombeve të Bashkuara ka arritur në përfundimin se ekziston një “rrezik i mundshëm gjenocidi” në Gaza, një akuzë që Izraeli e mohon fuqishëm.
-
Netanyahu pranon se dështoi me viktimat civile, megjithatë fajëson Hamasin
-
Netanyahu: Kemi rrethuar Gazën dhe kemi vrarë mijëra pjesëtarë të Hamasit
-
Netanyahu “i vendosur” t’i ushtrojë presion Hamasit për t’i kthyer gjitha pengjet e vdekura
-
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë negociatat për lirimin e pengjeve dhe fundin e luftës