Kremlini ka thënë të enjten se Rusia është duke shyqrtuar mundësinë e zvogalimit të marrëdhënieve diplomatike me Perëndimin, për shkak të përfshirjes më të thellë të SHBA-së dhe aleatëve të saj në luftën në Ukraine.
“Çështja e zvogëlimit të nivelit të marrëdhënieve diplomatike është një praktikë standarde për shtetet që përballen me manifestime jomiqësore”, ka deklaruar të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, raporton Reuters.
“Për shkak të rritjes së përfshirjes së Perëndimit në konfliktin në Ukrainë, Federara ruse është duke shqyrtuar një varg opsionesh për t’iu përgjigjur intervenimeve të tilla jomiqësore për krizën në Ukrainë”, ka thënë ai para gazetarëve.
Sipas tij, ende nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me këtë çështje, duke shtuar se Rusia po shqyrton mënyra të ndryshme për t’iu përgjigjur Perëndimit.
-
Kremlini s’përjashton rinisjen e bisedimeve Rusi-SHBA-Ukrainë
-
Kremlini thotë se mund ta diskutojë çështjen e vendosjes së trupave evropiane në Ukrainë
-
Moska e mohon se ka një plan SHBA-Rusi për paqen në Ukrainë
-
Kievit do t’i duhet të negociojë nga një pozicion më i keq, thotë Kremlini
-
Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen