Botë

Largohet pas tre muajsh nga porti anija që u përplas në urën e Baltimores

Anija "Dali"

Anija "Dali"

Foto: Associated Press

Anija e mallrave që goditi urën "Francis Scott Key" në Baltimore të SHBA-së është larguar nga porti i qytetit pothuajse tre muaj pas përplasjes.

Anija “Dali” u ndihmua nga katër rimorkiatorë të hënën në mëngjes ndërsa udhëtonte për në Norfolk në Virxhinia. Udhëtimi pritet të zgjasë 16-20 orë, raporton BBC.

Gjashtë punëtorë riparimi vdiqën kur anija u përplas në urë, më 26 mars. Kanali i transportit të Portit të Baltimores nuk u rihap plotësisht deri në qershor, pas heqjes së 50,000 tonëve të rrënojave, dhe zhvendosjes së Dalit në port.

Ekuipazhi prej 21 vetash, të cilët janë kryesisht indianë, kishin mbetur të ngecur në anije.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka thënë muajin e kaluar se Dali humbi energjinë disa herë para se të godiste urën.

Roja Bregdetare e SHBA-së dhe FBI-ja po hetojnë aksidentin.

Zyrtarët presin që ura do të rindërtohet deri në vitin 2028 me një kosto prej rreth 1.9 miliardë dollarësh.