Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdiq reperi britanik Sway

Sway DaSafo

Reperi britaniko-ganez, Sway DaSafo, ka vdekur në moshën 44-vjeçare të premten.

Sway ishte reperi i parë pa kontratë me një kompani diskografike që fitoi një çmim MOBO, në vitin 2006. Gjashtë vjet më vonë, ai shënoi një tjetër sukses me këngën “Level Up”, e cila u rendit në top 10 të listave muzikore britanike.

Sway vdiq në shtëpinë e tij në Gana.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.

Sway ishte diagnostikuar me limfomën Hodgkin në vitin 2010, ndërsa më vonë gjatë të njëjtit vit kishte hyrë në remision.