Artistja kosovare Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin artistik Rinesancë, ka vdekur sot në moshën 25-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur familja e saj.
Qeriqi prej kohësh po përballej me një sëmundje të rëndë.
Rinesancë ishte repere e tekstshkruese. Ajo u dallua për muzikën hip-hop dhe rap, si dhe për tekstet e saj personale.
Në dhjetor të vitit 2025, ajo publikoi albumin “Muzikë Mbijetese”, që përfshin 12 këngë.
VIDEO: Intervista me artisten Rinesa Qeriqi - Rinesancë e realizuar në emisionin Top Koha në KTV më 4 maj 2020