Ushtria izraelite të dielën ka njoftuar për një “pauzë taktike” të ofensivave të saja në jug të Rripit të Gazës për të lejuar të hyrjen e ndihmave humanitare, raporton agjencia “AP”.
Ushtria izraelite bëri të ditur se pauza në zonën e Rafahs nisi nga ora 8 e mëngjesit të dielën dhe do të mbetet në fuqi deri në ora 19:00 me kohë lokale. Ka thënë se pauza të tilla do të ndodhin çdo ditë deri te një njoftim i mëtutjeshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto pushime kanë për qëllim që të lejohen kamionët me ndihma të arrijnë te pika kufitare Kerem Shalom e kontrolluar nga Izraeli. Është pika kyçe e futjes së ndihmave dhe nga atje të udhëtojnë pa penguar drejt autostradës Salah a-Din, e të arrijnë në pjesë tjera të Gazës, ka thënë ushtria.
Ka thënë se pauzat do të koordinohen me Kombet e Bashkuara dhe agjencitë ndërkombëtare të ndihmave.