Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka mbërritur të dielën në Beograd, në një vizitë të parë të një personaliteti të lartë ukrainas në Serbi qëkur ka nisur agresioni rus, në 2022-n.
Reuters ka raportuar se bashkëshortja e presidentit Volodymyr Zelensky u shoqërua nga ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba dhe homologia e saj serbe, Tamara Vuçiq, në një vizitë në qytetin dhe kalanë mesjetare në Kalemegdan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo gjithashtu mori pjesë në nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes universiteteve në Beograd dhe Kiev.
Zonja e parë nënshkroi marrëveshje me zyrtarët e një shteti që s'kanë pranuar ta dënojnë agresionin rus në Ukraina, pos që në disa raporte janë shprehur se "i dënojnë veprimet e Rusisë".
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar tri herë me udhëheqësin ukrainas, Volodymyr Zelensky që nga 2022-a në forume të jashtme ndërkombëtare, e së fundmi në një takim rajonal në Tiranë.
Presidenti Vuçiq ditë më parë u takua me homologun e Kinës, Xi Jinping. Qeveria e re në Beograd përfshin një zëvendësministër prorus, Nenad Popoviq.