Botë

11 mijë ushtarë marrin kontrollin e burgut në Venezuelë

Autoritetet në Venezuelë me sukses kanë arritur të marrin kontrollin e burgut Tocoron në qytetin Aragua, për të luftuar bandat që operojnë brenda burgut.

Autoritetet e cilësojnë burgun Tocoron si më të rrezikshmin në Venezuelë.

Sipas qeverisë së Venezuelës, 11 mijë ushtarë kanë marrë pjesë në aksionin për të marrë kontrollin e burgut.

Ky aksion ka nisur në orët e hershme të mëngjesit.

Të afërmit e të burgosurve kanë arritur në hyrje të burgut për të marrë ndonjë lajm.

Të burgosurit e dinin për aksionin që do të niste ushtria në burgun e Tocoronit.

Autoritetet në Venezuelë nuk kanë raportuar nëse ka pasur të burgosur të plagosur apo të vrarë gjatë aksionit të ushtrisë.