Venezuela ka dërguar 11 mijë trupa për ta rimarrë kontrollin e një prej burgjeve të saj më të mëdha që ishte pushtuar nga një bandë e fuqishme kriminale, shkruan BBC.
Burgu Tocoron, në veri të vendit, ishte nën kontrollin e mega-bandës Tren de Aragua për vite me radhë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnëtarët ishin në gjendje të ecnin lirshëm rreth burgut, i cili kishte objekte të ngjashme si me hotel, duke përfshirë një pishinë, klub nate dhe një mini kopsht zoologjik, raportuan mediat lokale.
Zyrtarët thanë se 6 mijë të burgosur do të transferoheshin në burgje të tjera.
VIDEO:
? INFO - #Venezuela : Quelque 11.000 membres des forces de l'ordre déployés, des dizaines de blindés... Les autorités ont mis le paquet pour reprendre mercredi le contrôle de la plus célèbre prison du Venezuela, #Tocoron (centre-nord) qui était entièrement sous la coupe d'un… pic.twitter.com/nLrZiSlNGc
— FranceNews24 (@FranceNews24) September 21, 2023
Shumë banorë të lirë jetonin brenda burgut përkrah të burgosurve të dënuar. Pasi autoritetet njoftuan se të burgosurit do të zhvendoseshin, disa të afërm qanin jashtë, të pasigurt se ku do të shkonin më pas.
“Po pres të dëgjoj se ku po e çojnë burrin tim... Unë jetoja atje, por na dëbuan”, ka thënë Gladys Hernandez për agjencinë e lajmeve AFP.
Brenda burgut kishte edhe motoçikleta, televizorë dhe mikrovalë.
Në një deklaratë të postuar në X, dikur Twitter, Ministria e Brendshme e Venezuelës përgëzoi oficerët për rimarrjen e kontrollit të burgut dhe çmontimin e “një qendre komploti dhe krimi”.
Kreu i bandës Tren de Aragua, Hector Guerrero Flores, po vuante dënimin me 17 vjet burg brenda këtij burgu për vrasje dhe trafik droge.
Megjithatë, ai ishte aq i fuqishëm sa thuhet se hynte dhe dilte lirshëm nga burgu, deri në aksionin policore të institucioneve venezueliane.