Autoritetet në Venezuelë me sukses kanë arritur të marrin kontrollin e burgut Tocoron në qytetin Aragua, për të luftuar bandat që operojnë brenda burgut.
Autoritetet e cilësojnë burgun Tocoron si më të rrezikshmin në Venezuelë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas qeverisë së Venezuelës, 11 mijë ushtarë kanë marrë pjesë në aksionin për të marrë kontrollin e burgut.
Ky aksion ka nisur në orët e hershme të mëngjesit.
Të afërmit e të burgosurve kanë arritur në hyrje të burgut për të marrë ndonjë lajm.
Të burgosurit e dinin për aksionin që do të niste ushtria në burgun e Tocoronit.
Autoritetet në Venezuelë nuk kanë raportuar nëse ka pasur të burgosur të plagosur apo të vrarë gjatë aksionit të ushtrisë.