Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani sekuestron një tjetër anije në Ngushticën e Hormuzit

Irani ka sekuestruar tankerin e naftës nga Panamaja që po lundronte në Ngushticën e Hormuzit.

Marina amerikane ka njoftuar se ky ishte tankeri i dytë i sekuestruar nga Teherani në ditët e fundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Flota amerikane e Lindjes së Mesme ka thënë se anija Niovi është sekuestruar nga forcat paramilitare të Iranit, që njihen si Garda Revolucionare.

Marina amerikane ka publikuar edhe pamjet në të cilat tankeri i naftës shihet i rrethuar nga anijet e Gardës Revolucionare të Iranit.

Këto anije kanë detyruar tankerin që të ndërrojë kurs dhe të niset drejt ujërave të Iranit.

Shteti iranian nuk ka komentuar rreth sekuestrimit të tankerit.

Gjatë javës së kaluar, Irani ka sekuestruar tankerin që po transportonte naftë për kompaninë e njohur “Chevron”.

Kompania ka njoftuar se në tanker ishin 23 anëtarë indianë dhe një rus.

Sekuestrimi i tankerëve është bërë në kohën e përkeqësimit të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Iranit për programin bërthamor të Republikës Islamike.